Lajme

‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’ Kiara publikon videon e gjyshes duke folur për Luizin dhe për të

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:17 / 29 March 2023

Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin per te duke i thene se do ta bej per vete dhe ajo eshte femra e jetes se tij. Ajo ne fillim nuk kishte asnje lloj pelqimi per te ne lidhje dashurie por i pelqente te kaloj kohe me te si shoqeri per shkak te humorit te tij.

E pikerisht keto ditet e para gjyshja e Kiares ishte intervistuar ku kishte thene se nuk po i pelqen shume qe ai djal nuk po e le rehat duke i shkuar shume mbrapa, gje qe i pengonte edhe Kiares ate kohe ku u be e njohur me frazen ‘Me ler hapesiren time’ qe i kerkonte Luizit.

Por, me pas Kiara filloi te kishte ndjenja per Luizin  dhe cifti e zyrtarizuan lidhjen e tyre me 1 shkurt te ketij viti ku edhe u be dasma brenda shtepise se Big Brother, dasme e cila ishte loje por qe ata i lidhi edhe me shume pasi Kiara i dha puthjen e para Luizit dhe qe nga ajo dite ata jane bashke me uljet e ngritjet qe kishin por qe gjithmone gjenin nje menyre per te falur njeri tjetrin e per te vazhduar.

Kiara gjithmone kishte permendur gjyshen e saj qe e quante Nena Leta duke i thene Luizit se ka frike nga ajo qe do ti thote gjyshja per kete lidhje sepse ajo e kritikon dhe nuk pelqen zgjedhjet qe ben, por sot ajo ka publikuar nje video te saj qe tregon se eshte pro lidhjes pasi thote ‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’.Shiko videon: