Lajme

“I vogël je për mu, je shpifës”/ Përplasen ashpër Mirena e Tërmkolli

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 11 June 2024

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli dhe analisti Ilir Mirena janë përplasur sonte në Pressing.

Mirena i tha Tërmkollit se duhet të flasë se çka do të bëhet të nesërmen e jo gjëra historike.

“Kjo tregon që ju jeni jokreativë, ti e Ramabaja, edhe krejt kjo mendësi që e përfaqësoni ju. Nuk dini me kallxu çka me bo nesër. Krejt çka folni, jo Rugova, jo socialistat në 97-ën, e dina çka ka pas”, tha Mirena.

“Kush është kreativ këtu?”, pyeti Tërmkolli.

“E dimë edhe çfarë armiqësish kanë qenë edhe mes LDK-së e krahut të luftës e Sali Berishës e krejtve, po histori është ajo”, tha Mirena.

“Po shpif Ilir, shpifës je. Smundesh me shpif ti për mua, je i vogël me shpif për mua”, ia ktheu Tërmkolli Mirenës.

“Ti je shpifës”, shtoi ajo.

“Po folni për nesër”, ia ktheu Mirena.

“Idenë nuk e ki cili është mendimi im politik”, i tha Tërmkolli Mirenës.