Lajme

Berisha: Me 7 euro nuk mbahet ushtari i FSK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:55 / 15 October 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosgjetjen e një zgjidhjeje për furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-ës.

Teksa ka shpërfaqur listën e operatorëve për furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së, Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se operatori më i liri e ka pasur çmimin shumë të ulët, diku rreth shtatë euro, e që sipas tij është çmim “abnormal”.

“Sot me shtatë euro nuk munesh me hanger as edhe një mëngjes. A një ushtar që ka gjithë ato peripeci, me shtatë euro nuk mbahet”, ka thënë Berisha.