Lajme

Tha që Kurti e ka pranuar Asociacionin, vjen reagimi i ashpër nga Tomë Gashi për Besnik Tahirin, i përmend këto detaje nga e kaluara!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:57 / 19 June 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon.

Ai akuzon kreun qeveritar se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe Policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit.

Qeveria e ka pranuar Asociacionin. Arsyeja që s’po e bën asociacionin janë zgjedhjet. Janë munduar të na dërgojnë në zgjedhje tash më 7 korrik, me përdorë ai policinë dhe ushtrinë, ndoshta kishte qitur në rrugë edhe automjetet për të shitur patriotizëm. Të tregojë përralla – ai nuk ka qenë pjesë. Kush e ka bërë Ushtrinë e Kosovës? Është UÇK-ja, transformimi në TMK dhe FSK dhe në fund tri ligjet që ia kanë dhënë të drejtën ushtrisë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka bërë Qeveria e Ramush Haradinajt”, tha Tahiri.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se nëse Tahiri ka informacione për pranim të Asociacionit nga Kurti atëhere le të flas e të jep detaje më shumë.

Sipas tij, zgjedhjet LVV do të i fitoj edhe më bindshëm se sa zgjedhjet e fundit.

“Nëse Tahiri e din se e paska pranuar të tregon kur si dhe pse atëhere nuk i shqyrtuan fare kërkesat e anëtarësimit të Kosovës në KIE. E sa i përket zgjedhjeve të gjithë e din VV më nuk do të fitoj 51% por shumë më shumë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi përmend disa nga të arriturat e Kurtit gjatë qeverisjes duke i vënë theks që me qeveritë e kaluara veri ka qenë në rrezik që të humbet.

Kurti me LVV arriti jo vetëm të ruajë veriun por ta shtrijë sovranitetin territorial në atë pjesë të Kosovës e cila para Kurtit ishte nën okupimin e bandave kriminale – terroriste të Radoiçiqit. E sa për Radoiçiqin dihet kush e ka pasur goxha dost e që haptas deklaronte se të githa punët në veri me të i përfundon. Për arë arsye veriu ishte ashtu siç ishte deri sa Kurti erdhi në pushtet ku pastaj gjërat ndryshuan në të mirë të shtetit tonë. Kosova për pak e humbi veriun me ata që ishin para Kurtit”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.