Lajme

A luajti “jo fer” Limaj kundrejt Haradinajt? Ramushi vetëm 108 vota në vendlindjen e Fatmirit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:32 / 20 February 2025

Fatmir Limaj bashkoi forcat politike me Ramush Haradinajn në prag të zgjedhjeve, pasi në zgjedhjet e vitit 2021 nuk arriti të hyjë në Kuvend

Ky koalicion arriti të fitoi vetëm 8 deputetë, së paku kështu është pa votat e diasporës dhe ato më kusht.

Vendlindja e Fatmir Limajt, Bajnja e Malishevës, e votoi këtë koalicon, por brenda koalicionit shumicën e votave i morën anëtarët e Nisma-s, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Duket se Limaj nuk është treguar “fer” politikisht me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, i cili mori në fshatin Banjë vetëm 108 derisa Limaj mori 876.

Para Ramush Haradinajt përveç Limajt janë edhe 9 kandidatë tjerë me më shumë vota, pjesa dërmuese pjesë e NISMA-s.