Lajme

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:35 / 20 February 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se minatorët e Trepçës janë pishtarë të lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenari kombëtare.

“Më 20 shkurt 1989, në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare. Me shpirtin e pathyeshëm, minatorët nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë.”, shkroi ajo.

Në përvjetorin e grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, Osmani u shpreh se “Tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës. Ata protestuan, duke sfiduar një regjim që donte ta shuante identitetin tonë kombëtar”.

Pretendentja deklaroi se greva e tyre nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një shpërthim i ndërgjegjes kombëtare.

“Nderim dhe kujtesë e përhershme për minatorët, të cilët ishin dhe mbeten pishtarët e lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenarisë sonë kombëtare”.

Spesso si trascura il ruolo dei piccoli dettagli, come la scelta dei colori o la frequenza degli aggiornamenti. Eppure, ogni elemento contribuisce all'identità di un blog o sito personale: vale la pena approfondire il tema. Il dettaglio dietro il boom dimagrante clandestino Anche la colazione può affaticare i reni occhi aperti, il rimedio inaspettato Ogni mattina il telefono si riempie di notifiche, e scegliere cosa conservare diventa già un piccolo gesto editoriale. Un blog personale può nascere così: da appunti semplici, osservazioni sincere e una voce riconoscibile.