“Sunny Hill”, festivali më i madh i zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, sivjet është zhvendosur në Tiranë. Organizatorët u tërhoqën pasi u shprehën të dëshpëruar me zvarritjet e procesit të marrjes së një toke prej 17 hektarësh për shfrytëzim lidhur me këtë ngjarje.
Gazetari Çim Peka ka reaguar duke zbuluar disa prapaskena rreth kësaj çështje.
“A po blen Rama dhe Veliaj kundërshtarë për Albinin nga Kosova?
Nuk mund të them asnjë fjalë nëse duhej apo jo Prishtina t’i dhuronte 17 hektarë Dukagjinit për festivalin e Duas, por di shumë mirë që Veliaj nuk po e fton për festivalin, por është në kërkim të kundërshtarëve potencialë ndaj Albinit, që Rama të krijojë një front kundër tij.
Shikoni sa politikanë kosovarë, që deri dje ishin në luftë gjyqësore me Ramën, kanë zbarkuar tashmë në zyrat e Ramës e Veliajt, pse jo edhe si biznesmenë, mjafton që të rreshtohen me Ramën (që do të ndante Kosovën sipas tyre) kundër “armikut” të përbashkët në krye të qeverisë së Kosovës.
Në 2013-ën, Rama erdhi në pushtet me koalicionin e “Qelbësirave”. E thënë nga vetë ai.
Sot po ndërton koalicionin dhe po thërret: “Hajdutë të të gjitha trojeve, bashkohemi kundër Kurtit!”
Një koleg nga MV m’u përbetua se në kafenenë e Ohrit, treshja Rama-Abazoviç-Ahmeti kishin rënë dakord të rrëzonin Kurtin. Vetëm se nuk kanë llogaritur që Putini mund t’u rrëzohet më shpejt nga pushteti…”, shkruan ai.