Lajme

A po përgatitet opozita ta bombardoi Kurtin!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:56 / 8 February 2024

NGA SHERIF RAMABAJA

Sulmet e opozitës ndaj Kurtit që nga marrja e pushtetit ishin konstituive, po asnjëherë nuk arritën efekt. Më tepër këto sulme u ktheheshin bumerang , sesa arrinin ndonjë rezultat.

Asociacioni me kompetenca, pa kompetenca ishte arma kryesore e tyre të cilën e përdornin, edhe pse vetë e kishin firmosur më 2013 një marrëveshje të tillë.

Po sot: dje ishin teneqet, kurse sot dinari. Po të tërhiqet nga vendimi, do të bombardohet nga opozita, po nuk u tërhoq, po ashtu do të bombardohet me arsyetimin: na i largoi miqtë. Na prishi me ndërkombëtarët. Ai doli edhe kundër SHBA etj.

Mjafton vetëm një temë apo veprim i Kurtit që Serbia dhe Vuçqi ta alarmojnë botën gjoja se shqiptarët duan t´´i ndjekin serbët nga Kosova.

Pre e një propagande të tillë shpesh kanë rënë edhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë dhe të EU, po kësaj here si duket edhe ambasada e SHBA.

E drejta është në anën tuaj, po pritni një moment të volitshëm, është propozimi i përhershëm i ndërkombëtarëve. E ku ka moment më të volitshëm se tash. Putinit të Ballkanit, Vuçiqit, iu ka ndez bishti nga opozita e vetë, së cilës ia grabiti zgjedhjet.

Putinit rus po ashtu iu ka ndezur edhe shtëpia e vetë, prandaj për Ballkanin nuk mund të ketë moment më të volitshëm. Vetëm u duhet bashkërisht të ngriten që ta gjunjëzoi Serbinë njëherë e përgjithmonë.

Po ku është opozita e Kosovës? Duke e kërkuar identitetin e vetë, duke iu bashku gjykimit të ndërkombëtarëve ndaj mazhoracës, apo po e ndan të njëjtin mendim me Vuçiqin?!

Sikur opozita të ishte në një linjë me interesin kombëtar, do ta shfrytëzonte shansin që ti përkrahte vendimet e qeverisë dhe të presidentes.

Po të ndodhte kështu secili në zgjedhjet e ardhshme do të shikonte ta balanconte pushtetin dhe t´i ndante votat proporcionalisht edhe për opozitën, por kur e shohin se në çfarë mjerimi politik ndodhen, do t´u ikin edhe ata pakë vetë të cilët u kanë mbetur.

Askush nuk do të dëshironte që të vendoste ndryshe nga qëndrimet e SHBA dhe EU, por ata e ndjekin linjën e tyre e cila ndoshta me decenia do të zgjaste. Në vitet e 90, po ashtu përafërsisht e njeta gjendje ishte: Ne shqiptarët e vërenim se Jugosllavia kishte vdekur, kurse perëndimi mundohej ta ngjallte viktimën.

Në Rambuje Kosovës i afrohej vetëm autonomia, po Serbia i donte të gjitha sepse pas e kishte Rusinë, por humbi edhe më shumë.

Sot është koha që të gjunjëzohet Serbia. Sot ose kurrë. Po nuk u gjunjëzua sot do të ngjallet sërish Rusia dhe do ta merr sërish rolin hegjemonist ndaj shqiptarëve.

Po erdh Trump në pushtet, për të cilin janë të interesuara Rusia e Serbia, Rusisë do ia dhuronte Ukrainën kurse Serbisë jo vetëm Kosovën, po tërë Ballkanin. Ai haptas ka bërë me dije: e vetmja që i intereson është vetëm Amerika. Ai edhe NATO – n do ta shuante, prandaj vishuni trash nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Këtë për çdo ditë po na e rikujtojnë edhe personalitete të shquara amerikane.

Rugova e kishte Serbinë në Kosovë dhe organizonte zgjedhje të lira dhe referendum për pavarësi, kurse sot e kemi policinë dhe ushtrinë të armatosur deri në dhëmbë.

Jo uniteti i faktorit shqiptar ka qenë pengesa më e madhe për pësimet që i kemi përjetuar deri sot. Zot, kur do të mbushen mend shqiptarët? Kurrë!

Ko zadiši po pomladi, jedilnik popestrijo lahke jedi iz sveže zelenjave. Za več okusnih in zdravih zamisli se splača temo raziskati podrobneje. kozarec zelja in prava količina soli Kako pripraviti sočen piščančji kolač Večina pozabi kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko čokoladno glazuro Ko voda zavre, sol pride pozneje se je motna slanica še varna malo prezrta sestavina za sočne zavitke Znanci pogosto svetujejo preverjene trike, vendar ti ne delujejo vedno. Pri pripravi okusnih in zdravih jedi se zato raje opirajte na preproste sestavine, uravnotežene količine in sveže ideje.