Lajme

A qëndron klani “Pronto” i PDK-së pas Nexhat Krasniqit “baba i tenderave”?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:59 / 5 November 2023

NGA: FATON MEHMETI

Emri i Nexhat Krasniqit është lakuar shumë viteve të fundit për të bëmat e tij që lidhen me tenderët. Pavarësisht se pushtetet janë ndryshuar “baba i tenderëve” ka qenë aty ku janë tenderët. U desh që SHBA të sanksionojë Nexhat Krasniqin që të ndërmerren masa ndaj tij të pezullimit nga puna si drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Baba i tenderëve” nuk mundi të ndalet nga organet vendore, fatmirësisht DASH-i njoftoi të premten se Krasniqi është sanksionuar “për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh”. Siç ka thënë DASH-i, “Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”.

Pavarësisht se nga viti 2015 kishte nisur të përballet me ligjin. Asokohe, ishte zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Rasti kishte të bënte me realizimin e Parkut Industrial në Drenas, ku Krasniqi akuzohej se në cilësinë e zyrtarit kishte pranuar ryshfet nga kompania “Eltoni” lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit. Lidhur me këto akuza, Nexhat Krasniqit i ishte shqiptuar dënim prej 26 muaj burgim me që rast Krasniqi i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me të cilin kjo gjykatë ia kishte ndryshuar edhe lartësinë e dënimit edhe cilësimin juridik të veprës penale.

Apeli më 2 maj të vitit 2016, ia zvogëloi dënimit Krasniqit në 18 muaj burgim me kusht për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtësia e Kosovës nuk kishte fuqi për të dënuar njeriun që tenderët kalonin përmes tij, atë as policia nuk kishte arritur të largonte nga zyra edhe pse i ishte konfirmuar largimi nga detyra 2019. I njohur për lidhje me tenderë, në vitin 2022, Krasniqi, kishte përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur.

Shumë të bëma të tij bëjnë që të parashtrohet pyetja, cili politikan qëndron pas ” baba i tenderëve”, sigurisht se Krasniqi nuk do e kishte fuqinë pa mbështetje nga politika. E ardhja e tij në krye të Prokurimit daton që nga ardhja në pushtet e klanit “Pronto”, pra PDK-së si prijëse e saj. Siç po shihet, Nexhat Krasniqi është mbetje e klanit “Pronto” në kapjen e shtetit të instaluar nga PDK që nga paslufta. Andaj, krijimi i një SPAK edhe në Kosovë si në Shqipëri do i shkulte rrënjët e krimit dhe korrupsionit.

Les conseils des amis ne marchent pas toujours pour les recettes. Mieux vaut approfondir le sujet. à la maison, une semoule sans grumeaux Après une journée chargée, on ouvre le réfrigérateur et l'on cherche une solution simple. Quelques produits frais suffisent pour préparer un plat équilibré, inspiré des bonnes recettes de café, sans matériel compliqué ni longue attente.