5:21 / 12 March 2022
Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Forumin për Diplomaci, që është mbajtur në Antalia të Turqisë.
Abazoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri, njofton Klankosova.tv.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri. Ne po forcojmë marrëdhëniet fqinjësore bazuar në respektin reciprok. Lëreni të shkuarën pas dhe ndërtoni të ardhmen mbi paqen dhe vlerat universale”, ka shkruar Abazoviq.