Lajme

Abazoviq takon Vuçiq-in: Nder i madh që vizitën time ta kem në Beograd

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 29 June 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është duke vizituar Serbinë.

Abazoviq pak më parë ka nisur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme, Abazoviq është pritur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Pas këtij takimi, Abazoviq theksoi se ishte nder i madh për të që vizita e tij e parë në rajon ishte në Beograd, teksa shtoi se ka udhëtuar drejt Beogradit për të hapur një faqe të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Ne jemi këtu për të kthyer një faqe të re për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Abazoviq do të qëndrojë në Serbi për dy ditë radhazi, ndërsa pas takimit me Brnabiq dhe Vuçiq, ai pritet që të takohet edhe me Ivica Daçiq.