Lajme

Abdixhiku del me një video: Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:37 / 31 July 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për “rrugën e re”, për të cilën thotë se është “si rizgjim kombëtar është domosdoshmëri”.

“Polarizimi i shoqërisë sonë nuk ka të ndalur. Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne.Rruga e re si rizgjim kombëtar është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku mbi një video ku flet për takimet e fundit të tij.

“Gjatë javëve të fundit kam takuar gazetarë, ligjërues universitarë, bizneset më të mëdha në vend e organizata të shoqërisë civile. Do të vazhdojmë takimet me secilin grup shoqëror në vend. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Kjo gjendje e sotme, nuk është fytyra jonë e vërtetë. Kjo gjendje e sotme nuk na përfaqëson”, shkruan Abdixhiku.

Kreu i LDK-së i ka ftuar të gjithë që ta mbështesin “rrugën e re” pavarësisht bindjeve dhe dallimeve.

“Rrugën që s’bën gabimet e së shkuarës e ndalon theqafjen e tashme. Rrugën që s’merret me të kaluarën, por thjeshtë na bën të ardhmen. Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet. Rruga e re ka nevojë për mbështetjen tënde”, shkroi Abdixhiku.

Kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? Z nekaj premišljenimi sestavinami lahko ustvarimo jedi za vsak dan, vendar je za dobre izbire vredno temo podrobneje raziskati. Zakaj piščanec ostane surov? Kako izbrati jed, ki bo hkrati okusna in lahka? Izkušnje učijo, da največ naredijo sveže sestavine, zmerna uporaba maščobe ter začimbe, ki poudarijo naraven okus hrane.