4:53 / 5 May 2026
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit të partisë, teksa ka thënë se është diskutuar për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.
Ai tha se s’ka zëra kundër bashkëpunimit me të brenda LDK-s.ë
“S’ka zëra kundër, ka qenë atmosferë e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Gara është te një listë fituese për zgjedhjet”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse Osmani do të jetë anëtare e LDK-së apo do të ketë vetëm bashkëpunim, tha se kjo nuk përbën ndryshim.
“Vjosa Osmani mund të jetë edhe anëtare e LDK-së, edhe ju mund të anëtarësoheni në LDK. Bashkëpunimi ynë është një listë të përbashkët brenda LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku./Gazeta Blic/