Lajme

Abdixhiku fton qytetarët: Ta bëjmë bashkë Republikën që e meritojmë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:53 / 16 October 2024

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme, po e shtyn pushtetin drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se skandalet do të thellohen, e me to edhe ofendimet, por që zgjedhjet nuk bëhen kush shanë e pështynë më mirë, por për çmime të larta, paga të ulëta  ikjet masive e punët që s’janë bërë.

“Nga sot, deri më 9 shkurt, ju ftoj të bëni këtë rrugëtim me mua. Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë. Dhe rrugën do ta bëjmë bashkë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef.

Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet! Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Sepse sharja është e lehtë, sidomos për ata që se bëjnë dot një shenjë ani pse kishin 51% e plot 12 miliardë euro buxhet!

Por zgjedhjet e ardhshme s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë. Po ua japim këtë medalje që në fillim.

Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetëruara; për përballjet e brengat e familjeve kosovare nga mëngjesi deri në mbrëmje! Zgjedhjet e ardhshme bëhen për hapin e domosdoshëm të Kosovës drejt familjes euroatlantike; aty ku Shqipëria dje nisi anëtarësimin – e ne vazhdojmë nën masa, pa njohje e pa anëtarësime.

Këtu, në këtë fushë do të na gjeni ne. Mua dhe ekipin tim të programit ‘Rruga e Re’; këtu, në këtë përpjekje, do të përpiqemi të bëjmë bashkë secilin që ndjenë se rrugëtimi i domosdoshëm i Republikës nuk bëhet dot me kaq shumë mllef e ndarje, me kaq pak rezultat. Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty!

Nga sot, deri më 9 shkurt, ju ftoj të bëni këtë rrugëtim me mua. Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë. Dhe rrugën do ta bëjmë bashkë!

Na prvi pogled se zdi, da zdrava kuhinja zahteva veliko časa in zapletenih priprav. V resnici lahko preproste sestavine ustvarijo okusne obroke, zato je smiselno to temo podrobneje raziskati. večina roastbeefa peče Kako pripraviti okusen in zdrav obrok brez zapletenih postopkov? Izberite sveže sestavine, dodajte zelišča in jed specite ali skuhajte z malo maščobe.