Lajme

Abdixhiku “godet” Nagavcin: Demokracia vdes, atëherë kur shkelja e Kushtetutës bëhet standard

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 20 April 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik, ku u diskutua për sfidat politike që ka Kosova, nevojën për reforma në arsim, politikën e jashtme si dhe qasjen e vizionin e LDK-së për këto sfida, shkruan Sot News.

Njëra ndër çështjet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e trajtoi me theks të veçantë ishte shkelja e Kushtetutës nga akterët e pushtetit aktual, krijimi i precedentit për mosmarrje të përgjegjësisë, si dhe interpretimi i vendimit të Gjykatës me gjuhë politike nga ana e pushtetit.

“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.

Në fund, kryetari Abdixhiku u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve që kishin të bënin kryesisht me rolin e LDK-së si parti opozitare.