Lajme

Abdixhiku: Jam i lumtur që kjo qeveri s’ka bërë asgjë në projektet e veta, janë të destinuara të dështojnë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:15 / 2 January 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është i lumtur që Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur në disa projekte që i ka premtuar.

Sipas Abdixhikut, kjo qeveri menaxhon pa parime dhe përfaqëson “ndryshim të qëndrimeve duke mos e mbajtur asnë parim sipas mendimit të kret të LDK-së.

“Kjo qeveri ka premtuar Bankë Zhvillimore, Fond Sovran, Banim Social – si premtime identitare elektorale. Tash e dy vjet nuk ka as edhe një hap në këtë drejtim. E vërteta është se unë jam i lumtur që s’është bërë asnjë hap drejt projekteve të tilla të gabuara e të predestinuara për dështim; por e vërtetë e njëjtë është se këto zotime kanë qenë publike dhe një qeveri mbahet përgjegjëse për atë që premton dhe realizon”, tha ai në një intervistë në Klan Kosova.

Abdixhiku ka qenë kritik edhe për ritmin e ulët sa i perket ndërtimit të çerdheve si premtim i Kurtit.

Në anën tjetër, ka projekte të domosdoshme që s’kanë marrë asnjë vëmendje në këto dy vjet. Janë premtuar plot 160 çerdhe – ndonëse janë ndërtuar vetëm dy. Merreni me mend, dy çerdhe në dy vjet. Ende e kam të vështirë ta kuptoj se si një qeveri e tërë, me gjithë kapacitetet që ka, të mos jetë në gjendje të ndërtojë më shumë se dy çerdhe në dy vjet. Kjo qeveri ka premtuar pastërti qeverisëse, ndonëse nuk ka institucion publik të pambushur me familjarë të zyrtarëve të lartë. Madje ky familjarizëm është bërë krejt i zakonshëm tashmë”, tha kryetari i LDK-së