Lajme

Abdixhiku për KQZ-në: 4 vjet nuk u përgatitën – në fund LDK do t’i arrijë 20% të votave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:51 / 12 February 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjeve, duke vlerësuar se partia e tij ka arritur një rikthim të rëndësishëm, pavarësisht se nuk ka fituar.

Ai shprehu kënaqësinë për rezultatin, duke theksuar se LDK-ja ka rikuperuar mbështetjen e saj historike.

“Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike,” shkroi Abdixhiku, duke shtuar se partia ka fituar rreth 80 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Ai kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për procesin e numërimit, duke thënë se një proces bazik si ky nuk duhet të vonohet kaq shumë.

Megjithatë, Abdixhiku tha se ky rezultat nuk sjell një ndryshim të madh politik për Kosovën, duke pranuar se qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe ato duhen respektuar. Ai theksoi se LDK-ja do të mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve të saj dhe se partia do të vazhdojë rrugën e saj me qetësi dhe vendosmëri.

“LDK është shtëpi e demokracisë! Le të presim numërimet! Le të ecim drejtë e siç dijmë ne! Dritë do të ketë sërish!” përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur mbështetës,

Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur.

Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!

Tani, sa i përket rezultatit.

Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.

Po, LDK do ta arrijë rreth 20%.

Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.

Kokën lartë secili!

E rëndësishme që kemi rigjetur njëri tjetrin, jemi kthyer në bazë. E rëndësishme që kemi rikthyer veten në numrat tanë historik. Kjo është baza jonë!

LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!

Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.

Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!

Gjithsesi, për të gjitha këto do të vendosim si një!

LDK është shtëpi e demokracisë!

Le të presim numërimet!

Le të ecim drejtë e siç dijmë ne!

Dritë do të ketë sërish!

Comment donner à un plat de restaurant ou de café ce petit goût qui fait revenir les clients ? Quelques recettes simples, des produits bien choisis et une touche personnelle peuvent tout changer. Le sujet mérite d'être approfondi. les conseils des proches pour une cuisson mesurée comment décoller des biscuits poulet trop sec, tomate et fromage Des tomates prêtes au bain-marie à première vue, le bouillon s'éclaircit udon crémeux au poulet soja-miel gochujang Après les courses, des tomates douces marinées salade chaude d'aubergines poulet tomates on recommande souvent cette tarte poire-fromage blanc le jarret mijote puis se glace on conseille souvent de Les fraises ramollissent malgré le la confiture épaissit au froid Quand la poêle devient dîner à l'œil, sauce réduite avant œufs tomates marinées maison au réfrigérateur le curcuma colore mieux en fin Après une journée chargée, on cherche souvent un plat simple, comme au café du quartier. Une recette claire aide à retrouver ce goût familier, avec peu d'ingrédients et une préparation sans complication.