Lajme

Abdixhiku: Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:15 / 18 February 2024

Është përuruar dje në Pejë, në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ashtu siç është i skalitur përgjithmonë në zemrën e çdo shqiptari, Rugova po përurohet i skalitur përgjithmonë edhe në bronz në Pejë, në qytetin ku ai e ka mbaruar shkollimin e mesëm.

Abdixhiku tha se “me prijësin historik lidhet ngushtë liria e Kosovës, pavarësia e Kosovës, dhe vet demokracia e Kosovës”.

“Sot, me përurimin e shtatores së Presidentit Rugova në Pejë, ne po nderojmë vetë vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë. Po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribuan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, Ibrahim Rugova pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.

“Nuk ka ditë e nuk ka datë më përmbajtësore, se sa kjo e pavarësisë, për të zbuluar shtatoren e shqiptarit më të madh, e të djathtit më të madh e tradicional, themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriut më meritorë për Republikën, atit themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha para anëtarëve të partisë së tij se duhet të punojnë që të jetësojnë udhë-rrëfimin e Presidentit Rugova.

“Le ta bëjmë bashkë këtë rrugë si përherë. Le ta bëjmë vendin e zhvilluar. Kjo do të ishte nderi më i madh që do t’ia bënim Ibrahim Rugovës, praktikisht Republikës së Kosovës. I përhershëm kujtimi për prijësin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova! Qoftë e bekuar përherë nga Zoti vepra e tij; Republika e Kosovës”, ka përfunduar fjalimin Abdixhiku.

Un simple filet d'huile change souvent l'équilibre d'une assiette, surtout dans les recettes de restaurant. Ce détail mérite d'être approfondi pour mieux maîtriser les saveurs. Quand le fromage fond au four Entre la cuisson à la poêle et celle au four, je choisis selon le plat : la chaleur douce révèle mieux les saveurs.