Lajme

Abdixhiku takohet me Sarrazin: Mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës është jetike 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:50 / 13 May 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Më anë të një postimi në Facebook, i pari i LDK-së, ka thënë se mbështetja e Gjermanisë është jetike në proceset e Kosovës.

Tutje ai ka shtuar se LDK-ja mbetët ë përkushtuar ndaj partneritetit historik mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë, ku po zhvillon takime të ndryshme. Dje gjatë ditës, Sarrazin ka vizituar Manastirin e Deçanit, ndërsa sot, përveç takimit me Abdixhikun, është paralajmëruar që ai do të takohet edhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.