Lajme

Abdixhiku takon Donald Tusk, i kërkon ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në KE

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 31 May 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me Donald Tusk, presidentin e EPP-së, gjatë vizitës në kongresin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ka kërkuar që ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Postimi i tij i plotë:

Vizitën në Kongresin e EPP-së (Partive Popullore Evropiane) që mbahet sot dhe nesër në Roterdam, e nisa me pritjen e Presidentit Donald Tusk.

Me Presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm; dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.

Në mënyrë të veçantë kërkova që, Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.