Lajme

Abdullahu: Me zhvendosjen e “Sunny Hill”, Qeveria Kurti bëri atentat kulturor (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:35 / 14 June 2022

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e konsideron si atentat kulturor të Qeverië Kurti vendimin e zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

“Kjo që ndodhi me Dua Lipën dhe “Sunny Hill” nuk është asgjë tjetër pos atentat kulturor i Qeverisë Kurti. S’mund të jetë tjetër pos atentat kulturor, kjo qeveri nuk ka mundur t’i durojë ata që kanë qit pushkë dikur e as këta që këndojnë tash. Kjo edhe skandaloze”.

“Gjithmonë duke u thirrur tek votat e qytetarëve që nuk janë të gabueshme ne e kemi pranu këtë më 14 shkurt, por kjo qeveri ka arrogancë të papërmbajtur pasi kanë dëshirë të jenë mbi të gjithë dhe kundër të gjithëve”.

Madje, Abdullahu në “Edicionin Special” në Klan Kosova, këtë zhvendosje e lidhi me atë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës udhëheqin me Komunë e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

“Halli i kësaj qeverie është që nuk duhet të ketë sukses një komunë që udhëhiqet ne PDK-ja dhe LDK-ja. Kjo është e padurueshme për ta – për ta është i padurueshëm suksesi i të tjerëve. Ne duhet ta demaskojmë këtë qeveri si PDK dhe si qytetarë pasi ky është populizëm. Jemi duke përgatitur alternativën tonë për këtë gjë. Do të shkonte gjithçka në rregull po që ky festival do të mbahej në ndonjë komunë që e udhëheqin. Kanë pak komuna edhe për këtë veprojnë kështu, ka atentat kulturor pasi nuk udhëhiqen nga ta” tha Abdullahu.