Ardita Sinani ka falenderuar Kryeministrin Kurti, Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe lobistin e njohur Faton Bislimi për realizimin e vizitës së suksesshme në SHBA
Postimi i zonjës Sinani
Si Luginë, si Preshevë, nuk jemi pa miq. Nuk jemi të izoluar. Nuk jemi të pabashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve.
Këtë e dëshmoj edhe vizita jonë dhe takimet me nivelet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të dinamizimit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës.
Ato nuk do të realizoheshin pa përkrahjen dhe përkushtimin e shumë kontribuesve dhe miqve të Luginës së Preshevës
Pa mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z.Albin Kurti.
Pa organizimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me z. Joseph dhe znj.Shirley DioGuardi
E natyrisht, pa të palodhshmin për interesat e Luginës së Preshevës, z.Faton Bislimi
Falenderime nga zemra
God Bless USA