Lajme

Abdullahu porosit Kurtin dhe Osmanin: Shkoni edhe në “Shtëpinë e Bardhë”, jo veç në CNN

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 18 April 2022

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu i ka thënë publikisht Kryministrit Kurti e Presidentes Osmani se paraqitja e tyre në CNN, Euro News, BBC, nuk e kompenson shkuarjen në “Shtëpinë e Bardhë”.

“Nuk e kompensojnë këto intervista tuaja përshkruese, të vërtetën që duhet ta thoni në “Shtëpinë e Bardhë” dhe sidomos jo koordinimin që duhet ta bëni atje me SHBA-t për strategji të re në rrethana të reja gjeopolitike. Nuk ka asgjë të keqe në këto blic online paraqitje të juaja krejt ordinere, përveç nëse mendoni se po e boni namin me këtë. E reklamat e juaja plotë ngazëllim për këto paraqitje e lë këtë përshtypje. Apo edhe më keq, nëse mendoni se me ato paraqitje po e kompensoni atë që po ua thonë shumica tash sa kohë se po ju mungon shumë – bashëkrendimi i politikave të juaja me politikat e SHBA-s”, ka shkruar Abdullahu.