Lajme

Abrashi i LVV-së: Kosova çka të jap më shumë, veç të heqim dorë krejt prej shtetit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:14 / 10 November 2022

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se situata në Kosovë nuk mund të konsiderohet e zakonshme derisa thotë se Qeveria kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

“Këto ditë është diskutuar shumë rreth çështjes së veriut, kemi një situatë që nuk mund të cilësohet si e zakonshme… Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar një situatë të tillë kjo nuk është diçka e re”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Mendoj që Kosova është në limitet e saj të kompromisit, çka të jap më shumë? Veç hekshim dorë krejt prej shtetit e këtë gjë jam shumë i sigurt që Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka për ta bërë”.

Kështu ka deklaruar Artan Abrashi, deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar në Debat Plus, Abrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Na është thënë të gjithëve në Kosovë, pa përjashtim, që pakoja e Ahtisarit ka me qenë kompromisi i fundit i dhimbshëm p0ër Kosovën, por nuk ishte kështu. Pas kësaj erdhi marrëveshja  e vitit 2011, pastaj ajo e 2013… pastaj ajo e asociacionit. Shtrohet pyetja se deri kur kështu”, ka deklaruar Abrashi.

I njëjti ka theksuar se palët duhen ulur dhe njëherit, folur për marrëveshjen në kornizë.

Ti chiedi come rendere più personale il tuo blog? Piccoli dettagli fanno la differenza, ma vale la pena approfondire l'argomento per trovare il tuo stile. tè freddo o consiglio degli amici: vitamina c, raffreddore da fuori sembra innocua: cambiate posizione Da fuori sembra tutto spontaneo, ma dietro un blog personale c'è spesso una piccola regia: idee, ritmo e una voce riconoscibile.