Lajme

Ahmeti: Gabimi i LDK-së, tradicionalisht ka qenë e hapur për individë – e jo për grupe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 7 September 2022

Arben Ahmeti – Komentator politik ka thënë se nuk është mëkat e as paragjykim kalimi i deputetes Doarsa Kica- Xhelili nga pozita në opozitë.

Ahmeti më tej, ka thënë se beson që Kica – Xhelili, është viktimë e një mekanizmi që e ka gabim reformimin e LDK-së.

“Sa i përket lëvizjes së saj individuale, nuk e gjykoj aspak negative. Cka po mendoj unë është se, ajo është viktimë e një mekanizmi që e ka gabim këtë lloj reformimi dhe këtë lloj ndryshimi të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kushdo që është duke e hartuar reformimin e LDK-së, së Lumirit, është duke e bërë gabim, për shkak se, LDK-ja, tradicionalisht e ka pasë problem mungesën e grupeve që aderojnë në parti”, tha ai në emisionin Politiko.

Ahmeti më tej tha se Abdixhiku duhet të fillojë një reformim të vërtetë të LDK-së, dhe të jetë i hapur ndaj grupeve dhe jo vetëm individëve.

“Ajo çka më pengoj shumë është deklarata e Lumirit, që tha se nuk jemi të interesuar për grupe, po për individë. Tradicionalisht, ky ka qenë problem i LDK-së, ky ka qenë problem i partisë. LDK-ja, sidomos Lumiri duhet të fillojë një reformë të vërtetë të LDK-së, natyrisht Lista Guxo duhet me qenë adresa e parë për ta rikthyer lëvizjen e dikurshme.”, tha ai.

Ti sei mai chiesto come trasformare un blog personale in uno spazio davvero tuo? Capire quali scelte lo rendono autentico merita un approfondimento. ignorare le unghie quasi bianche sembra banale: dieci usi quotidiani A volte basta una frase lasciata a metà per capire quanto conta la voce di chi scrive. Nei blog personali, anche dettagli minimi, come un ritmo naturale o una nota sincera, rendono il testo memorabile.