Këtë mbrëmje spektakli i “Big Brother VIP” ka nisur me një diskutim “Sa po ndikon Kiara në lojën e Luizit?”. Sipas Oltës, publiku ka nevojë ta shohë Luizin vetëm pa Kiarën në shtëpi pasi ajo ajo është gjithë kohës në hijen e tij dhe e pengon.
Opinionisti Arbër Hajdari tha se është pikërisht Luizi ai që e mban Kiarën në shtëpi pasi vetë ajo nuk shquhet si lojtare e fortë. Ai shtoi se publiku jashtë e sheh Kiarën si penalizuese në lojën e Luizit.
Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca. Luizi e mban Kiarën brenda shtëpisë dhe njerëzit duan Luizin që të ecë para dhe shpesh e konsiderojnë Kiarën penalizuese për lojën e Luizit.