Blerim Saramati, ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje i cili dje dha dorëheqje nga kjo parti, tha se e kanë larguar fizikisht nga zyrat e LVV-së pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Saramati tha se në VV ka “diktat” dhe se dega në Prizren udhëhiqen nga një grup i ngushtë, në krye të së cilit tha se qëndron deputeti Artan Abrashi.
“Nuk ka më keq e më shumë sesa me të kapë për krahu dhe me të qitë jashtë përjashta prej zyrave të Lëvizjes pse ti ke dalë kundër tyre”.
“Më kanë hapë për krahu dhe më kanë qitë jashtë zyrave të Lëvizjes me arsyen se ‘na i ke humbë zgjedhjet në Prizren, e ke ndihmu Shaqir Totajn’”, theksoi Saramati në T7
Sipas tij, “me këta njerëz, asnjë mundësi nuk e kanë” LVV-ja që të kthehet në pushtetin lokal në Prizren.
Ai tregoi një rast kur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tani zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte akuzuar një delegat.
Këta kanë dëshirë me pasë jo delegatë. Kanë dëshirë me pasë dele gatë; dele gatë. E ky nuk ishte dele gatë, por ishte delegat”, tha Saramati.