Lajme

Aktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që do merrte nëse bëhej pjesë e BBVA2 dhe “sfidonte” Luizin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 4 October 2024

Albano Bogdo, aktori i njohur shqiptar, ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk mori pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, ku një nga konkurrentët më të famshëm ishte Luiz Ejlli.

Në një intervistë për emisionin “Robi plaket kur don vet’” të Robert Berishës, Bogdo shpjegoi se edhe pse iu bë ftesa për të marrë pjesë, prishja e kontratës me “Klanifornia” në Tv Klan do t’i kushtonte shumë më tepër se çmimi i madh i spektaklit, saktësisht 280 mijë euro.

Albano pranoi se në atë edicion, Luizi ishte një konkurrent shumë i famshëm dhe viral, duke e bërë të vështirë konkurrimin me të.

Ai tha: “Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi.

Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova.

Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën.

Prishja e kontratës time kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh.

Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë”, tha ai.

Ndërkohë, kanë filluar diskutimet për emrat e rinj që mund të jenë pjesë e edicioneve të ardhshme të “Big Brother VIP”, si për Shqipëri ashtu edhe për Kosovë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

on conseille souvent le maïs au frais le secret du merlu tomate-soja la plupart coupent les pommes trop les amis recommandent cette le cuivre ne verdit courgettes égouttées ou cuisson L'oignon sèche vraiment en poudre au four Au frigo, pain de dinde aux légumes aubergines et tomates rôties sans jus en apparence, dompter les haricots rouges bien égoutter la farce aux cerises En hiver, pâtes oignon-parmesan crémeuses une salade prête en 20 minutes les amis cuisson ou tamisage pour lisser la sauce Four ou déshydrateur : prunes conservées comment transformer le sarrasin oublier l'ail dans cette salade le rinçage rapide du quand l'ajika épaissit, recette et conservation