Lajme

Albin Kurti po i korrigjon tradhtitë e budallakitë e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:11 / 22 March 2023

NGA: REXHEP TORTE

Veprimin që e kryen një budalla, nuk mund ta përmirësojnë një mijë të mençur, thotë shprehja filozofike popullore shqiptare.

Kështu ndodhi me tradhtarët e budallenjtë tanë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët si kryenegociatorë të Kosovës nënshkruan në Bruksel Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për zbatimin e së cilës këmbëngulin tani fuqishëm SHBA-të dhe BE-ja, e që tani i ka mbetur si prush në dorë Albin Kurtit.

Albin Kurti dhe Kosova në takimin e 18 marsit në Ohër ishin të vetmuar, sepse kundër tyre ishte komplet diplomacia pro serbe e pro ruse e SHBA-ve e udhëhequr nga Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar, si edhe nga diplomacia pro serbe e pro ruse e BE-së e udhëhequr nga Joserh Borell dhe Miroslav Lajçak.

Është për t’u habitur sesi në SHBA-të ku jetojnë miliona banorë intelektualë të zotë në të gjitha fushat e jetës, lejohet që në Depatamentin Amerikan të Shtetit të caktohen personalitete pro serbe e pro ruse si Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar.

Apo si paraardhësit e tyre pro serbë e pro rusë John Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell që sëbashku me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Edi Ramën e Vlora Çitakun, në kohën kur Donald Trump ishte President i SHBA-ve, hartuan planin për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë gjenocidale, realizimin e të cilit e stopi Angela Merkel-ish Kancelare e Gjermanisë.

Është për t’u habitur sesi në BE-në ku jtojnë miliona banorë intelektualë të zotë në të gjitha fushat e jetës, të lejohet që pro serbi e pro rusi Josep Borell-të jetë Shef për Politikë të Jastme dhe Siguri i BE-së, dhe pro serbi e pro rusi Miroslav Lajçak të jetë emisar në dialogun Kosovcë-Serbi.

Apo si paraardhësit e tyre Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, të cilët në dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi e mbanin anën e Serbisë gjenocidale.

Kosova dhe Albin Kurti në këtë takim të rëndësishëm nuk e kishin as mbështetjen e opozitës së Kosovës PDK, LDK, e cila në vazhdimësi po e shantazhon Kosovën dhe Qeverinë e Albin Kurtit me të vetmin synim që kjo opozitë tradhtare, të vjen sërish në pushtet, jo për të mire të Kosovës, por për t’i mbulusr tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, hajnitë dhe korrupsionet multi milionëshe, që kjo opozitë i ka kryer në Kosovë.

Urrejtja e opozitës së Kosovës PDK dhe LDK ndaj Albin Kurtit është e ngjashme me deklaratën e çetnikut serb Vojislav Sheshel, i cili ditë më pare deklaroi se, “Amerika do ta largojë Albin Kurtin dhe do ta sjell Ramush Haradinajn”.