NGA: PROF.DR.MEHDI HYSENI
Kështu, do të duhej ta kuptonin drejt politikën e jashtme demokratike dhe paqësore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si partnerët-miqtë ndërkombëtarë, ashtu edhe oponenca politike parlamentare e Kosovës, jo ta ktirikojnë kot pa argumente se gjoja kërkesaa kryeministrit Kurti për hapjen e urës mbi Ibër përbën kundërshtim dhe mos bashkërendim me Amerikën dhe me NATO-n. Kjo akuzë nuk qëndron, sepse HAPJA E URËS është ofertë e sinqertë konkrete ndaj Serbisë, që edhe ajo ta pranojë pa asnjë kusht, sepse është e ligjshne edhe në kuptimin e së drejtës së brendshme të Kosovës, si dhe të së drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, HAPJA E URËS SË IBRIT është simbol i koekzistencës multietnike, parlamentare dhe paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërkaq, MBYLLJA E MËTJEME e saj, është kërcënim direkt dhe përzierje flagrante e Serbisë në punët e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, gjë që kjo është e dënueshme sipas dispozitave të Kartës së OKB-së (Shih: Rezoluta kundër Hegjemonizmit Nr.34/103/14/12/1979 dhe Rezoluta për Ndalimin e Përzierjes në Punë të Brendshme dhe të Mbrojtjes së Pavarësisë dhe të Sovranitetit të shteteve Nr.21/31(XX), 21/12/1965).
Siç po e ndiqni edhe ju me vëmendje dhe me interesim të madh gjendjen e keqe dhe dramatike të politikës në Kosovë dhe rreth saj, po shihni se Kosova ndodhet në rrezik nga copëtimi i territorit të saj verior. Këtë e provoi edhe “hapja e Urës” nga qeveria e Kosovës me Albin Kurtin në krye. Mirëpo, kjo nuk nënkupton kurrfarë “disonancash” me partnerët ndërkombëtarë (KUINTI), por është në funksion të drejtpërdrejtë të ligjshëm, kushtetues kombëtar, si dhe të ligjeve ndërkombëtare (Karta e OKB-së dhe e Drejta Ndërkombëtare ), sepse ka të bëjë me mbrojtjen absolute të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës. Në këtë këndvështrim, serbët dhe Serbia nuk kanë pse të protestojnë dhe të reagojnë ndryshe, duke kërkuar , që të mos hapet ura mbi Ibër, sepse edhe Mitrovica është pjesë e territorit integral të Kosovës (sipas Kushtetutës së Kosovës), jo “latufundi “ koloniale dhe neokoloniale e përjetshme e Serbisë gjenocidale imperialiste, që me çdo kusht po lufton për “kthimin” e Kosovës nën sovranitetin kolonial të saj, edhe sipas Kushtetutës në fuqit të Serbisë (2008).
Mirëpo, duke qenë se ne jemi përcaktuar për paqe, dhe demokraci multietnike dhe pluraliste, nuk duhet të pranojmë asnjë ofertë e as marrëveshje me Beogradin zyrtar, që ta mbyllim urën e Ibrit, sepse mbyllja e saj, do të thotë= izolim dhe vetizolim, nën rrethojat me gjemba buzë lumit Ibër, të vendosur nga KFOR-i francez i Kushnerit, që nga viti 1999. Në esencë ky ishte copëtim de fakto dhe de jure i territorit verior të Kosovës nga ana e Beogradit me UNMIK-un., sepse Mbyllja e Urës së Ibrit dhe vendosja e telave me gjemba përgjatë këtij lumi, nuk ishte dhe, as sot nuk është, dhe, kurrë nuk do të jetë kufiri shtetëror i Kosovës me Republikën e Serbisë, duke qenë se sipas Kushtetutës së vitit 1974 të RSFJ-së, kufiri administrativ i Kosovës shtrihej përtej Leposaviqit deri në Leshak. Ndërkaq, kufiri i lashtë historik territorial dhe shtetëror i Kosovës shtrihet deri në Novi-Pazar-kryeqytetin e Sanxhakut të Vilajetit të Kosovës.
Politika e jashtme e Kosovës nuk duhet të lejojë Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, që ta “libanizojë” Kosovën shqiptare, duke e mbajtur të izoluar me tela Mitrovicën, gjëja se “ajo është” e car Dushanit dhe e kral Petrit !?
Sa më sipër, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti nuk është problemi për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët, por ata liderë politikë të Kosovës, që kanë lejuar krijimin e një “mini shteti” serb brenda territorit legjitim dhe legal të Kosovës (2000-2024) !?
Kjo është fatkeqësia politike, që hëpërhë është tejet vështirë të mënjanohet, sepse ky problem është ndërkombëtarizuar në saje të mosveprimit strategjik të politikës jashtme, si dhe asaj të brendshme të Kosovës, që nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e tij , por e kanë lënë të hapur në “mëshirën” e Serbisë së presidentit Aleksandar Vuçiq dhe të kriminelëve terroristë paramilitarë të tij me në krye Milan Radojçiqin ( i cili organizoi aksionin terrorist agresiv në Banjskë të Zveçanit,më 24 shtator 2023).