Lajme

Ali Ahmeti befason me deklaratën: Sipas informatave që kam, Serbia nuk është e interesuar që ta rikthejë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:22 / 21 June 2022

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova duhet të kërkojë që dialogu me Serbinë të përfundojë. 

Ahmeti thotë se kërkimi hakmarrjes nuk do të zgjidhte asgjë, por do të sillte dëme më të mëdha. 

“Tani ne mund të merremi vesh shumë lehtë bashkë e të kërkojmë hakmarrje. Por kështu do të humbnim ne. Nuk kemi çfarë fitojmë po t’i futemi asaj rruge”, tha ai. 

Ai tutje shton se ka informata që Serbia nuk është e interesuar të kthehet në Kosovë. 

“Sipas informatave që kam, Serbia nuk është e interesuar që ta rikthejë Kosovën”, shton ai. 

Ahmeti po ashtu ka thënë se e kupton pozicionin që ka Kosova dhe e ka quajtur gjenocid atë që ka tentuar të bëjë Serbia gjatë luftës.