Lajme

Ali Ahmeti kujton Ilaz Kodrën: Ishte ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 30 April 2022

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar heroin Ilaz Kodra, në përvjetorin e 23-të të rënies së tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti, ka shkruar se, Kodra ishte ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prekazi i fali Kosovës shumë nga bijtë e saj në kauzën e drejtë të lirisë, në mesin e të cilëve në përvjetorin e 23-të të rënies së tij heroike kujtojmë me krenari Komandantin Ilaz Kodra. Krah për krah me Adem dhe Hamëz Jasharin, Ilazi ishte ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ai ka shtuar: “Lavdi veprës kombëtare të Ilaz Kodrës! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”.

Postimi i Ahmetit:


Prekazi i fali Kosovës shumë nga bijtë e saj në kauzën e drejtë të lirisë, në mesin e të cilëve në përvjetorin e 23-të të rënies së tij heroike kujtojmë me krenari Komandantin Ilaz Kodra.

Krah për krah me Adem dhe Hamëz Jasharin, Ilazi ishte ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushka e të cilit vazhdoi të mbajë gjallë amanetin e tyre dhe të jetë zë i fuqishëm lirie.

Amanetin e tij për çlirimin e Kosovës dhe flakadanin e lirisë e mbajtën të pashuar shokët e UÇK-së për themelimin dhe ekzistencën e së cilës dha gjithcka nga vetja.

Atdhedashuria dhe vigjilenca e tij ushtarake ishte frymëzim për çdo luftëtar në betejat e lirisë dhe i tillë do të mbetet gjithmonë ndër ne kujtimi për të.

Lavdi veprës kombëtare të Ilaz Kodrës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! 

Nový spôsob, ako vybieliť Ako pripraviť dokonalé mladé zemiaky 5 tajomstiev úspešnej úrody: Ideálne Odborník na výživu odhaluje Ako si vyrobiť chladivú termosku na horúce Ako sa zbaviť hmyzu Orchidey budú Ako si spravne využiť letné paradajky Výborný recept na Cuketu, kurací file Tajný tip od záhradníka: Ako strihať luxusné ruže, aby kvitli 9 bylín na znižovanie krvného tlaku: účinné prírodné