Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se aprovimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është i rëndësishëm sepse lidhet me zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor në Kosovë.
Ministri Aliu ka thënë se mbi 75% e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor të vendit.
“Në Kosovë në regjistrimet e ndërtimeve pa leje figurojnë 352 mijë e 836. 75% të ndërtimeve ekzistuese janë pa leje, kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se me anë të projektligjit të miratuar të mërkurën mundësohet që të gjitha këto ndërtime të legalizohen.
“Thjeshtësimi i madh i procedurave që ka sjell ky ligj, po përpiqemi edhe për metoda lehtësuese tek ndërtimet kolektive”, ka vijuar ai.