Lajme

Ambasadori britanik: S’ka gjasa të ketë luftë të re në Kosovë, Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake që e ka Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:00 / 9 February 2024

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur për paralajmërimet për një luftë të mundshme në Kosovë.

Abbott tha se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodhë, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova.

“Nuk mendoj ashtu, kur e shikoni mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova besoj se kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu”, tha Abbott.

Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, Abbott tha se qëllimi ishte që të jepej mesazhi se Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën.

“Ai erdhi në Kosovë, ai nuk erdhi për vizita të tjera në rajon, ai nuk erdhi për të folur për Kosovën dhe Serbinë, por për të folur për Kosovën, sepse mendoj se ai i sheh çështjet këtu, situatën për Kosovën dhe rajonin, rreziqet dhe kërcënimet që do të thotë se duhet të jemi shumë të qartë në mbështetjen tonë, dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse ai e sheh një kontekst të gjerë gjeopolitik mbi atë që po ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është shqetësuese”, tha Abbott.

Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo izločimo ogljikove hidrate, vendar to ne deluje vedno. Bolj smiselno je razumeti, kako sestaviti okusen in uravnotežen obrok. kozarec zelja in prava količina soli Kako pripraviti Večina pozabi dodati kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko Ko voda zavre, sol se je motna slanica še varna malo prezrta pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Presenetljivo je, da lahko tudi sladica vsebuje veliko zelenjave. Bučke, korenje ali pesa se v testu skoraj skrijejo, hkrati pa poskrbijo za sočnost in nekaj dodatnih hranil. Tako zdrav obrok postane prava poslastica.