Bota

Amerika vendos flamujtë në gjysmështizë, nderon ish-kryeministrit japonez

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:50 / 8 July 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se kishte urdhëruar që flamujt amerikanë të valonin në gjysmështizë deri më 10 korrik, kjo për të nderuar ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe i cili u vra sot gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Biden është shprehur se Abe ishte një shërbëtor krenar i popullit japonez dhe një mik besnik i Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Deri në momentin kur u sulmua dhe u vra, ai u angazhua në punën e demokracisë, së cilës ia dha jetën”, është shpreh Biden.