Gazetari kosovar, Xhevdet Pozhari, të cilit i jepet hapësirë në një medium kosovar, pothuajse çdo ditë, për të komentuar ngjarjet dhe zhvillimet politike ditore në vend, ka ofenduar rëndë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ, komunitet ky që sot e ka mbajtur paradën në kuadër të javës së krenarisë në sheshin qendror të Prishtinës.
Pozhari duke marrë shkas nga një koment +18 i Sami Lushtakut, ka ofenduar një pjesëtar të këtij komuniteti, i cili sot i është bashkuar paradës në Prishtinë.
“Vullnetarja e parë pas deklarimeve të Sami Lushtakut”, ka shkruar Pozhari në profilin e tij në ‘facebook’, profil në të cilin ndiqet nga afro 9 mijë persona.
Në paradën e krenarisë në Prishtinë kanë marrë pjesë qindra persona, përfshirë edhe politikanë e përfaqësues të zyrave diplomatike në Prishtinë. Ka munguar presidentja dhe kryeministri./
Vullnetarja e parë pas deklarimeve të Sami Lushtakut.