Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, e ka “uruar” e turpëruar këtë parti, për votimin e Projekt Kodit Civil, i cili do t’u mundësonte bashkëjetesën personave me seks të njëjtë.
Përkrahësja e VV-së u shpreh e zhgënjyer nga partia të cilës dikur i kishte besuar votën.
Ajo po ashtu ka shkruar se votën e saj për VV-në do të konsiderojë që ta numërojë diku tjetër.
“Dy fjalë për VV-në: Bravo! dhe Turp! Unë tash e tutje kam me konsideru idenë që vota ime me u numëru diku tjetër. Kudo që osht Mërgim Lushtaku. Ai i vetmi prej pjesëtarëve të dy partive tjera të mëdha deputetët e të cilave ikën e nuk morën përgjegjësi për votim të Kodit Civil, e bëri diferencën. Kësaj here. Ta shohim çka do të ndodhë herën tjetër. Hapni sytë mirë!”, ka shkruar ajo në Facebook.