Arbëri “prime-n” e kaluar i ka reaguar ashpër Kiarës për moskujdesin e saj ndaj Luizin.
Sonte ai e ka komentuar sërish këtë, shkruan lajmi.net.
Opinionisti i “Big Brother VIP Albania” tha se këtë reagim e kanë mbështetur shumë njerëz të cilët i kanë shkruar atij.
Sipas tij njerëzit e duan Luizin vetëm brenda shtëpisë.
Arbëri tha se e vetmja gjë që Kiarën do e mbajë mend në “BBVA” është sjellja e saj ndaj Luizit.
Ai shtoi se moderatorja nuk ka bërë lojë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
“Njerëzit duan Luizin, kam parë edhe shumë njerëz që e duan Luizin të ndarë nga Kiara për të vazhduar lojën e tij vetëm. Këtë javë kemi parë një Kiara shumë të afërt që nuk e kemi parë më parë. Kiarën e kemi parë gjithmonë arrogante ndaj Luizit, dhe tash shtrohet pyetja nëse kjo është loja e saj.”, tha Arbëri.