Lajme

Armand Shkullaku: Berisha i dha mesazh të qartë popullit opozitar, nuk ka më pazare dhe ulje në tavolinë me Ramën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:35 / 10 July 2022

Armand Shkullaku e konsideron masive protestën e mbajtur nga opozita pasditen e sotme dhe thotë se Berisha ka fituar betejën morale jo vetëm me kundërshtarët brenda partisë, por edhe me faktorë të jashtëm, si në rastin e ambasadores Kim, që i kërcënonte mbështetësit e PD se po u bashkuan me Berishën “do të hanë bar”.

“Nuk prisja një pjesëmarrje kaq të madhe, nisur nga fakti që Berisha kishte një kohë të gjatë që kishte munguar, nisur edhe nga temperaturat e larta, por edhe nga një lloj krize që ekziston në PD që kur ndodhi ndarja Basha-Berisha. Kur ka kriza të brendshme, nuk arrijnë dot të njësohen turma kaq të mëdha me njërin nga liderët. Pra nga kjo pikëpamje, mendoj se duke sfiduar të gjithë këto elementë, Berisha arriti të rikthejë vetëveten dhe besimin te Partia Demokratike. Ky besim ishte thyer.

Nëse kemi kaq njerëz në rrugë, shkaku kryesor është pakënaqësia ndaj qeverisë, por Berisha ka fituar një betejë pas 6 marsit. Sot ka fituar betejën morale, qoftë me kundërshtarët brenda partisë, por edhe faktorë të tjerë jashtë PD, që mendonin se PD duhet të ndahej një orë e më parë me Berishën, sepse ndryshe do të hante bar apo do të izolohej”, tha Shkullaku.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku komentoi gjithashtu edhe mesazhin politik të Berishës, kur deklaroi se me Ramën “janë armiq”.

“Deklarata e Berishës që i tha Ramës jemi armiq, e shoh si mesazh për popullin opozitar. Le të kuptojë, që nuk ka ulje në tavolinë, as pazare, as beteja të lëna në mes, as diskutim për kodin zgjedhor me Damianin, etj. Pra qëndrimi i PD është i prerë përgjithmonë dhe se me Ramën nuk ka më ulje në tryezë. Besimi te opozita duhet të jetë më i lartë dhe se betejat nuk do të lihen në mes. Berisha i jep fund edhe një hipokrizie të imponuar edhe nga ndërkombëtarët, që njerëz që u vidhen votat, goditen, rrihen, etj, përfaqësuesit e tyre ulen në tavolina sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Jemi përballë një regjimi dhe ta trajtosh regjimin si partner dhe forcë politike që mundet me alternativë më të mirë, është iluzion që nuk ka funksionuar dhe Berisha sot e hodhi poshtë botërisht”, tha ndër të tjera Shkullaku në TPZ.