Analistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë në emisionin Pressing në T7 për shkak se ende nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin e Dick Martyt.
Marty tha se disa qarqe të lidhur me shërbimet serbe i kanë kërcënuar jetën. Ai së bashku me familjen e tij janë vënë nën mbrojtje, ndërsa ish-raportuesi i Këshillit të Europës shtoi se faji për vrasjen e tij do t’i vendosej Kosovës.
Avdiu thotë se po të ndodhte rasti i njëjtë kundër Serbisë, serbët do e kishin “kallë”.
“Kopje e dobët e Serbisë po mundohet të bëhet kjo qeveri. Ende asnjë reagim për Dick Marty dhe kërcënimet me jetë ndaj tij. Pra kjo qeveri po rri, ndërkohë që po të kishte ndodhur një rast i njëjtë Qeveria e Serbisë deri më tash e kish kallë”, tha ajo.
Tutje ajo kritikoi edhe ndarjen e 100 euro për punëtorët, pensionistët e studentët.
“Kjo masë nuk i ndihmon askujt. Janë vitra këto si formë lëmoshe”, shtoi ajo.