Lajme

Avdyli ironizon me ‘Espresson 51%’ të Kurtit: Ia kemi marrë dorën me fitu zgjedhje me poezi e llafe, amo temë e rëndë me fol për ndonjë autostradë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:55 / 17 May 2026

Sot, Albin Kurti ka dalë për të bërë fushatë në njërën nga kafiteritë në Prishtinë. Ai aty, me “foren” e njëjtë si në fushatën e kaluar, ka kërkuar ‘espresso 51%’.

Me këtë situatë ka ironizuar Haxhi Avdyli, i cili tashmë është pjesë e listës së LDK-së.

Avdyli ka thënë ‘’dorën ia kemi marrë me fitu zgjedhje me poezi, llafe e espresso. Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin  51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh. Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…’’.

Postimi:

Espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet.

Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin  51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…

Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…

Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej.

Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+

Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.

Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska  investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar.