Lajme

Avokati Koci i del në mbrojtje drejtoreshës së shkollës në Gjakovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:59 / 1 April 2022

Avokati Arianit Koci i ka dalur në mbrojtje drejtoreshës së shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj. Kjo pas raportimeve se në hyrje të kësaj shkolle janë të vendosura disa shenja ndalimi, në të cilët përveç tjerash vërehet edhe shenja e ndalimit të vajzave të mbuluara.

Koci shkroi se ky veprim është bërë për të zbatuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe nuk ka të bëjë me besimet personale.

“Veprimi i drejtoreshës Florentina Gjergjaj nuk duhet të shihet si interpretim i besimeve personale, por si zbatim i Udhëzimit Administrativ të (MASHT) Nr.6/2014 KODI I MIRËSJELLJES DHE MASAT DISIPLINORE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME.”

Avokati Koci tha se është kundër çdo veprimi që ndalon bartjen e uniformës fetare.

“Unë personalisht jam kundër çdo dispozicioni që ndalon bartjen e uniformës fetare”, shkroi Koci.

Ai shtoi se presioni duhet të ushtrohet mbi zyrtarët politik sepse ata kanë të drejtë ta ndryshojnë këtë udhëzim.

“Por paralelja që është ngritur nga persona publikë ka si pasojë linçimin dhe krijimin e situatave të rrezikshme për znj. Gjergjaj dhe familjen e saj. Presioni duhet të ushtrohet (për këdo që ka pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi), ndaj kastës politike, e cila e ka fuqinë për ta ndryshuar apo edhe anuluar Udhëzimin kontestues. Për më tepër, e ka edhe fuqinë për ta vendosur këtë çështje me ligj dhe në pajtim me Kushtetutën”, shkroi Koci në Facebook.