Lajme

Avokati serb: Çdo gjë që Kurti e tha për Vuçiqin është e vërtetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:02 / 14 February 2024

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se çdo gjë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e tha të hënën mbrëma në diskutimin e organizuar nga Instituti “Chatham House”, është e vërtetë.

Kurti tha se Serbia është duke e shfrytëzuar agresionin në Kosovë në mënyrë që t’i mbajë raportet e mira me Rusinë e Kinën.

“Serbia e përdor agresionin në Kosovë për t’i mbajtur raportet e mira me Rusinë e Kinën, pas të dyja janë agresore që s’i besojnë askujt e duhet t’ia dëshmojnë gjithmonë vetes. Pra, me agresionin ndaj Kosovës, Vuçiqi po përpiqet t’i mbajë raportet e mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Kurti tha po ashtu se Vuçiqi duke mos e nënshkruar marrëveshjen, po e mban të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës.

E Stojkoviq deklaroi se çdo gjë që tha Kurti është e vërtetë.

“Çdo fjalë që e tha Albin Kurti është e vërtetë e gjallë e Serbisë. Mes Aleksandar Vuçiqit që e do Serbinë si shërbëtore ruse, të kapur në nofullat e çelikta të komunizmit kinez dhe Albin Kurtit, që e do Serbinë në BE dhe NATO së bashku me Kosovën: zgjedhja për mirëqenien e fëmijëve tanë është shumë e thjeshtë dhe e dukshme. Urrejtësi i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e urren Kurtin për ato arsye. Sepse për të njëjta arsye Kurti është i urryer nga Putini dhe Rusia”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.

Ko zjutraj odpreš hladilnik, hitro opaziš, kako malo je potrebno za okusen in hranljiv obrok. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripraviš jedi, ki jih je vredno podrobneje spoznati. kozarec zelja in prava količina Kako pripraviti sočen Večina pozabi kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko čokoladno glazuro Ko voda zavre, sol pride pozneje se je motna slanica še varna malo prezrta sestavina za pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo izpustimo ogljikove hidrate, a to ne deluje vedno. Bolj pomaga uravnotežen krožnik s svežimi sestavinami.