Përfaqësuesi i sektorit privat, Jusuf Azemi thotë se nga vizitat që kanë pasë ne terren, gjitha kompanitë po ankohen për mungesë të punëtorëve, transmeton Periskopi.
‘’Punëtorë ka , por pare nuk ka. Jemi mbrapa 3,4 vite pasi shumica dërrmuese kanë ikur. Kemi fuqi punëtore, por për momentin është pjesa dërrmuese e pakualifkuar. Do të kemi një dëmtim të bizneseve në nivel të vendit. Kemi kërkuar nga partnerët tanë, nga Qeveria që të bëjmë një mini projekt se si ta ndalim këtë hov dhe deri tash nuk po shohim dicka serioze. Punëtorët të cilët nuk po e shohin veten në Kosovë, edhe ata po e vazhdojnë punën e vet’’, tha ai në Debat Plus.
‘Kemi bërë disa vizita javën e kaluar dhe nuk kemi takuar kompani që nuk kallëzon shqetësimet e veta për mungesën e punëtorëve. Kosova po e pëson një tronditje shumë të madhe që do të na kushtojë shumë.’, shtoi ai.
Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti doli me idenë që qeveria të subvencionojë punësimin që së paku një anëtar i një familje të jetë i punësuar. Për këtë u kritikua, duke qenë se një premtim të tillë dikur e kishte dhënë Fatmir Limaj i Nismës Social Demokrate.