Lajme

Bajqinovci, Çitakut: Pronto

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:39 / 3 October 2022

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, e cila kishte reaguar për një video të postuar nga VV-ja, ku kishte goditur të gjitha partitë që kanë qeverisur deri më tani me vendin.

Bajqinovci e ka rikthyer një incizim, ku dëgjohet duke folur Çitaku me Adem Grabovcin, , transmeton Klankosova.tv.

“Vlora Çitaku qenka munduar ta përshkruaj Qeverinë Kurti me dy fjali. Vlora Çitaku me një fjalë: PRONTO!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.