Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeprokuror që ka integritet moral e profesional.
Ai në një status në Facebook ka thënë se pozita e kryeprokurorit është më e larta dhe më e rëndësishmja në sistemin prokurorial prandaj nuk mund të bëhet kryeprokuror dikush që e ka integritetin e cenuar.
Ky është postimi i plotë:
Posa e ndjekëm emisionin Betimi në Drejtësi lidhur me konflikin e interesit të disa kandidatëve që kanë kandiduar për pozitën kryeprokurorit. Disa kishin kapërcyer shumë shpejt në pozicione të larta e disa në konflikt interesi.
Përmes ushtrimit të funksioneve që rrjedhin nga pozitat e fituara në mënyrë kundërligjshme tashmë po synojnë të marrin poziten kushtetuese, atë të kryeprokurorit të shtetit dhe atë me mandat 7 vjeçar.
Kjo është e patolerushme dhe e paprecedent për funksionimin e shtetit të së drejtës.
Pozita e kryeprokurorit është më e larta dhe më e rëndësishmja në sistemin prokurorial prandaj nuk mund të bëhet kryeprokuror dikush që e ka integritetin e cenuar.
Qytetarët kanë nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të padiskutueshëm moral dhe profesional.