Lajme

Bajrami: LV-ja premtoi punësim dhe drejtësi, solli varfëri dhe kaos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:44 / 5 October 2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se videoja e LV-së, përmes të cilës sulmohen qeveritë e kaluara, ishte e turpshme dhe qesharake.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë, partia në pushtet po mundohet t`i fshehë dështimet e saj.

Në këtë intervistë, dhënë gazetës Nacionale, ajo ka thënë se asnjëri prej njerëzve të paraqitur në video nuk është pengesë që kjo parti t`i kryejë punët për të cilat e ka marrë besimin e qytetarëve.

Sipas saj, kjo parti nuk ka përmbushur asnjë premtim të saj.

Ata sot nuk janë në gjendje me dalë me i thanë një votuesi të tyre se ky është premtimi të cilin ne e kemi mbajtur. Po thonë se synimi jonë ka qenë punësim dhe drejtësi dhe po e vëreni se 25 mijë punëtorë i kanë lanë pa paga. Njerëzit janë duke pritur në ankth nëse do t’u dalin pagat deri nesër. Nëse këta 25 mijë punëtorë nuk i marrin pagat, ata duhet me pasë me dije se kanë me ua mësy gjykatave. Kanë me krijuar komplet një kaos në sistemin e drejtësisë.“, ka thënë Bajrami.

Ajo ka deklaruar se partia në pushtet, e cila kishte premtuar drejtësi dhe punësim, ka sjell varfëri dhe kaos.

Në vend të punësimit dhe drejtësisë, ne kemi varfëri dhe kaos. Nuk kemi realizimit të asnjë premtimi të vetëm. Andaj, siç duket, këta ende janë duke e jetuar opozitën dhe nuk po shoh se janë adaptuar me kompetencën që ua ka dhënë votuesi më 14 shkurt. Ende kanë ngelur në ato vite të opozitës, duke i atakuar të tjerët, por realiteti është se këta i kanë të gjitha“, është shprehur Bajrami, në një intervistë për Nacionalen, e cila është realizuar më 4 tetor.