Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri, i cili u sulmua nga tifozët në ndeshjen Gjilani – Ballkani.
Ekipi nga Suhareka bën të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë.
Ballkani i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë ndihmë gardianit të portës së tyre.
“Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit në Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje të mbrendshme”.
Tutje në reagimin e këtij klubi thuhet se ndaj SC Gjilanit asnjëherë nuk i është rezervuar një pritje e tillë sikur kjo e sotmja që iu është bërë atyre.
“Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtill si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet”.