Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, pas presionit të madh nga deputetët dhe anëtarët e saj, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës, gazetari që ka përcjell nga afër gjithë zhvillimet, Enkel Xhangoli.
Sipas Xhankolit, e gjithë kjo erdhi si pasojë e bilancit të humbjeve të zgjedhjeve të PD-së e cila deri më sot ishte nën drejtimin e Bashës, përcjell Klankosova.tv.
”Pas presioneve të mëdha nga deputetët e partisë kohëve të fundit, pasi humbi edhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Basha vendosi të japë dorëheqjen meqë të gjithë deputetët e kërkuan largimin e tij”.
”Për shkak të këtij presioni por dhe bilancit të humbjeve të zgjedhjeve, Basha vendosi sot që të largohet përfundimisht nga drejtimi i PD-së duke thënë se PD duhet të krijojë një grup i cili do ta ketë PD-në deri në zgjedhjen e kryetari të ri të PD-së”.
”Në deklaratën e tij në fakt, të dorëheqjes së tij zotri Basha theksoi se po heq dorë në shenjë bashkimi për PD-në”.