6:23 / 26 June 2022
Kjo verë mund të konsiderohet me kuptimin e fjalës si vera e bashkëpunimeve.
Ende pa filluar vera mirë, janë publikuar shumë bashkëpunime, por nuk ka përfunduar asgjë, shkruan lajmi.net.
Kida dhe Butrinti janë bërë bashkë sërish dhe po sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë.
Këtë e kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në ‘Instagram’.
“Verë e nxehtë”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë ku shihet e veshur plotë stil pranë Butrintit.
Dyshja nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij projekte, por padyshim do të mirëpritet nga publiku.
Ndryshe ky nuk është bashkëpunimi i parë për këtë verë, pasi ka sjellur këngë me Ledrin e më pas me Dafinën, ndërsa Butrinti me Taynën dhe Mozzikun.
